Site icon Telegrafi

Buffon: Kam refuzuar tri klube të Ligës Premier

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka zbuluar se Arsenali, Manchester City dhe Manchester United kanë bërë të gjitha përpjekjet për ta nënshkruar me të më herët në karrierën e tij.

Fituesi i Kupës së Botës u bashkua me Juventusin për 23.3 milionë funte nga Parma në vitin 2001, por këmbëngul se Man United, Arsenal dhe Manchester City u përpoqën ta bindin atë për të shkuar në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Futbollistët e Juventusit mund të bëhen legjenda ndaj Realit në finalen e LK, por kush janë 20 lojtarët më të mirë në historinë e tyre?

“Nga ajo që di unë, ka pasur tri herë oferta serioze kur klubet angleze bënë një qasje për mua”, ka thënë fillimisht Buffon për Sky Sports.

“Dy prej tyre ishin kur unë isha një lojtar i ri në Parma, dhe e di që Alex Ferguson dhe Arsene Wenger kanë pyetur për mua – dhe pastaj, kur Manchester City u mor përsipër nga pronarët e rinj, e di se ata iu afruan Juventusit”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Buffon: Liga e Kampionëve, ëndërr e madhe

“Ka shumë arsye pse asnjë nga marrëveshjet nuk ka ndodhur”, vazhdoi portieri italian.

“Edhe pse Liga Premier është një ligë e veçantë, gjithmonë kam dashur të qëndroj besnik ndaj Juventusit”.

“Kam qenë gjithmonë shumë i suksesshëm këtu. Unë nuk do të kisha ndryshuar asgjë”, përfundoi portieri i madh italian. /Telegrafi.

Exit mobile version