Mario Balotelli ka ende kohë që të shpëtojë karrierën pas nënshkrimit të një marrëveshje njëvjeçare me Nicen.
Sulmuesi italian ka stërvitur me klubin francez këtë mëngjes pasi u largua prej Liverpoolit.
Italiani 26-vjeçar do të fitojë 3.8 milionë funte në Cote d’Azur, ku Hatem Ben Arfa ringjalli karrierën, transmeton Telegrafi.
Por, Gianluiggi Buffon i ka dhënë përkrahje futbollistit italian, i cili beson në cilësinë e Balotellit.
“Ai ka mundësinë që të rikthej karrierën në rrugën e duhur. Ai ende ka kohë pasi ka shumë cilësi. Ai vetëm ka për të të treguar atë në fushë në kohën e duhur”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/