Telegrafi

Bucin e telefonojnë direkt nga podcasti për ta pyetur se a ia ka ndaluar hyrjen Gani Gërmisë në klubin e natës ku punon

Këtë javë i ftuar në “Shok Podcast” ka qenë sipërmarrësi i njohur Petrit Kllokoqi.

Ai ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e tij private dhe personale, ku ka folur kryesisht për bizneset e tij dhe jetën e natës në kryeqytet.

E kur biseda u shpërqendrua te “Zone Club” ku ai është aksionar, pjesë e bisedës u bë edhe banori i shumë përfolur i Big Brother VIP Kosova, Ylli Dërvishi (Buci).

Lexo po ashtu Edona James 'godet' me deklaratë: Lumbardhi nuk e ka këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet

Moderatori i podcastit, Fis Juniku, e detyroi Petritin ta thërriste Yllin në telefon për ta pyetur, nëse rastësisht ia ka ndaluar hyrjen në klub të natës Gani Gërmisë, i cili ka qenë një prej kundërshtarëve të tij më të mëdhenj në BBVK.

E teksa Petriri ia parashtroi pyetjen, Buci u përgjigj me “Jo”, duke lënë kështu të kuptohet se çdo gjë që ka ndodhur në Big Brother, mbetet në Big Brother.

@onimaspace A ja ka ndalu Buci Gani Germis hymjen n’Zone.😳 . . . . . . #onima #podcast #shok #shokpodcast #trending #entertainment #trendingtiktok #viral #viraltiktok #talkshow #bbv #ganigermia #foryou #perty #fy #fyp #foryoupage ♬ original sound – ONIMA

Buci edhe pse shihej si një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni në Big Brother VIP Kosova, u eliminua vetëm dy javë para finales së madhe.

Edicioni i dytë i BBVK u fitua nga ish-futbollisti vitias, Lumbardh Salihu. /Telegrafi/