Këtë javë i ftuar në “Shok Podcast” ka qenë sipërmarrësi i njohur Petrit Kllokoqi.
Ai ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e tij private dhe personale, ku ka folur kryesisht për bizneset e tij dhe jetën e natës në kryeqytet.
E kur biseda u shpërqendrua te “Zone Club” ku ai është aksionar, pjesë e bisedës u bë edhe banori i shumë përfolur i Big Brother VIP Kosova, Ylli Dërvishi (Buci).
Moderatori i podcastit, Fis Juniku, e detyroi Petritin ta thërriste Yllin në telefon për ta pyetur, nëse rastësisht ia ka ndaluar hyrjen në klub të natës Gani Gërmisë, i cili ka qenë një prej kundërshtarëve të tij më të mëdhenj në BBVK.
E teksa Petriri ia parashtroi pyetjen, Buci u përgjigj me “Jo”, duke lënë kështu të kuptohet se çdo gjë që ka ndodhur në Big Brother, mbetet në Big Brother.
@onimaspace A ja ka ndalu Buci Gani Germis hymjen n’Zone.? . . . . . . #onima #podcast #shok #shokpodcast #trending #entertainment #trendingtiktok #viral #viraltiktok #talkshow #bbv #ganigermia #foryou #perty #fy #fyp #foryoupage ♬ original sound – ONIMA
Buci edhe pse shihej si një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni në Big Brother VIP Kosova, u eliminua vetëm dy javë para finales së madhe.
Edicioni i dytë i BBVK u fitua nga ish-futbollisti vitias, Lumbardh Salihu. /Telegrafi/