Telegrafi

BT Sport transmeton falas finalen e LK-së dhe atë të Ligës së Evropës

Këtë vit finalja e Ligës së Kampionëve dhe ajo e Ligës së Evropës do të transmetohet falas për adhuruesit e futbollit.

BT Sport ka vendosur që të transmetojë të dy finalet falas në YouTube, Freeview dhe në ueb-faqen e tyre.

Real Madridi dhe Juventusi do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiffs me 3 qershor.

Ndërkaq në atë të Ligës së Evropës përballen Ajaxi dhe Manchester Unitedi.

Vlen të theksohet se fituesi i Ligës së Evropës kualifikohet direkt në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19. /Telegrafi/