Komisioni Evropian refuzoi të përgjigjet në pyetjet rreth ekstradimit të mundshëm të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Korrespondenti i AIM-së kërkoi sqarime rreth kërkesës për ekstradim nga ana e Maqedonia nëse ajo është në përputhje me miratimin e azilit nga autoritetet hungareze.
“Vendimet për ekstradim janë përgjegjësi e autoriteteve të shteteve anëtare, kjo do të thotë se kur një kërkesë për ekstradim i dërgohet një shteti anëtar, ajo është një rast individual që po trajtohet nga autoriteti kompetente të caktuara. Komisioni Evropian nuk ka juridiksion për të ndërhyrë dhe për këtë arsye nuk do të komentojë mbi këto raste”, tha zëdhënësi i KE-së Christian Wigand./Telegrafi/