Telegrafi

Broja, Chilwell, Madueke dhe 14 lojtarë të tjerë që Chelsea mund të shesë para fundit të afatit kalimtar veror

Afati kalimtar i transferimeve të verës përfundon më 30 gusht, kështu që Chelsea ka 15 ditë të mbetura për të shitur lojtarët që duan të largojnë nga ekipi.

Sipas mediumit The Athletic, këtu janë lojtarët që mund të largohen përgjithmonë nga klubi këtë muaj, ku në mesin e tyre ka shumë yje.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja, mbrojtësi anglez Ben Chilëell dhe ylli belg Romelu Lukaku janë vetëm disa nga lista prej 15 futbollistësh që pritet të largohen këtë verë.

Kepa Arrizabalaga

Portieri basku është ende në klub dhe pret që Real Madridi të vijë dhe ta marrë. Një ofertë nga Arabia Saudite u refuzua në muajin korrik.

Djordje Petrovic

Blutë janë të hapur për të shitur serbin nëse mund të merrnin më shumë se 13.6 milionë funte që paguan për të verën e kaluar. Huazimi është gjithashtu një opsion.

Trevoh Chalobah

I diplomuari nga akademia e klubit në Cobham është në listën e transferimeve me Aston Villa dhe Crystal Palace të interesuar për shërbimet e tij.

Ben Chilwell

Reprezentuesi anglez aktualisht është i treti në renditjen e mbrojtësve të majtë, pas Marc Cucurella dhe Veiga. Chilwell mund të shitet, por gjetja e një blerësi të përshtatshëm mund të jetë problem.

Bashir Humphreys

I diplomuari në akademinë në Cobham mund të shitet ose të huazohet këtë verë.

Lesley Ugochukwu

20-vjeçari pritet të largohet në formë huazimi, por mund të shitet gjithashtu nëse ka blerës potencial.

Cesare Casadei

Puna nën drejtimin e Enzo Marescas te Leicester City sezonin e kaluar nuk e ndihmoi mesfushorin italian, i cili është vendosur për një largim të përhershëm këtë muaj.

Tino Anjorin

22-vjeçari është ende në klub, por ka të ngjarë të largohet së shpejti.

Alex Matos

Chelsea do të preferonte që 19-vjeçari të largohej si huazim, por një shitje nuk mund të përjashtohet.

Raheem Sterling

Nuk dëshiron të largohet, por Chelsea nuk do ta kishte problem ta shesë atë nëse dikush është i interesuar.

Noni Madueke

Nëse dikush ofron mbi 28.5 milionë funte (çmimi që Chelsea pagoi për Nonin), Blutë do të konsideronin shitjen e sulmuesit anësor.

Armando Broja

I përjashtuar nga stërvitjet e ekipit të parë, sulmuesi shqiptar pret oferta për t’u larguar nga Chelsea si një transferim i përhershëm ose si huazim.

Deivid Washington

Pritet të largohet në huazim, por mund të shitet nëse një ofertë e mirë arrin në kutinë postare të Chelseat.

David Datro Fofana

Chelsea dëshiron të bëjë një fitim nga sulmuesi që bleu për 10 milionë funte një vit e gjysmë më parë dhe një largim pritet të ndodh këtë verë.

Romelu Lukaku  

Duhet t’i bashkohet Napolit këtë muaj, megjithëse Chelsea është ende duke negociuar me skuadrën e Serie A.

Diego Moreira

Pritet të shkojë te klubi simotër i Chelseat, Strasburgu, qoftë në formë huazimi ose me marrëveshje të përhershme.

Mason Burstow  

Transferimi në listë, por një huazim është gjithashtu një opsion.

/Telegrafi/