Britney Spears dhe i fejuari Sam Asghari festuan ditën e Shën Valentinit me stil.
Donatella Versace postoi një foto të çiftit në Instagram Story të martën të veshur me rroba të njëjta Versace – në të kuqe (për Britney) dhe të bardhë (për Sam) – me emrat e tyre të shkruar me shkronja ari në pjesën e pasme.
Asghari, 27 vjeç, ndau në Story se dukjet e personalizuara ishin dhurata nga shtëpia e modës.
Ai dhe Spears, 40, nuk janë çifti i vetëm i famshëm që u veshën në Versace në ditën e Shën Valentinit; Jessica Alba dhe bashkëshorti Cash Warren morën të njëjtat rroba me porosi, siç tregoi aktorja në rrjetet sociale.
Lidhja e Spears me Versace është e thellë; dy muaj pasi Asghari bëri propozimin, superylli zbuloi se ajo zgjodhi shtëpinë italiane të modës për të krijuar fustanin e saj të nusërisë. /Telegrafi/