Një burrë britanik është shfaqur në një video duke bërë thirrje për ndihmë nga kryeministri britanik Boris Johnson, ndërsa duket se mbahet rob nga separatistët pro-rusë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR) në Ukrainën lindore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, John Harding, i cili është rreth të pesëdhjetave dhe me origjinë nga Sunderland, po intervistohej nga një prezantues televiziv rus.
Në video ai bën thirrje për ndihmë nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Dhe ai thotë se i është thënë se mund të përballet me dënimin me vdekje.
Mësohet se Harding u kap në maj ndërsa luftonte me regjimentin Azov, pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, kur njësitë ukrainase që kishin mbrojtur qytetin juglindor të Mariupolit u detyruan të dorëzoheshin.
https://twitter.com/wahrheitgewinnt/status/1548377981659164674?s=20&t=pPLrB6oLQ2dcEBdisrIdUA
Miqtë dhe familja e zotit Harding konfirmuan për BBC se ishte ai në video dhe familja e tij po mbështetet nga Ministria e Jashtme.
Ai kishte luftuar në rajonin Donbas të Ukrainës lindore që nga viti 2018.
Ai më parë i tha BBC-së se kishte udhëtuar atje për të përdorur aftësitë e tij si mjek luftarak, për të ndihmuar në luftën kundër rebelëve pro-rusë.
Ndryshe, dy burra të tjerë britanikë, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, të cilët gjithashtu u kapën në Mariupol, janë dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse. /Telegrafi/