E kemi imagjinuar gjithmonë, që të keni kohë që para procesit të lindjes të keni bërë make-up të plotë me glamur.
Flokët tuaj duken mrekullueshëm dhe po lindni mjeshtërisht një foshnje pothuajse pa bërë zhurmë.
Ata njerëz që kanë lindur fëmijë e dinë se kjo nuk qëndron fare, dhe lindja e një fëmije nuk është fare atraktive në atë moment për shumicën e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Morgan Welch i kërkoi të fejuarit të saj për disa foto të bukura gjatë procesit të lindjes në mënyrë që t’i kenë disa kujtime të lezetshme, por që mbeti e dëshpëruar kur ajo i pa fotot që ai ia bëri asaj, dhe mund të themi se ai mund të kthehet në kohë dhe të bëjë foto tjera.
Ajo vendosi që ta shpërndajë një video në TikTok në mënyrë që të shpjegoi se ajo i kërkoi disa fotografi të bukura ku shkroi: “I dashur, mi bëj disa fotografi të bukura përderisa unë e lind fëmijën”, raporton The Mirror.
Nën këto fjalë ishte një fotografi e Morgan dhe të fejuarit të saj duke u dukur bukur dhe elegantë.
Pastaj ajo e shpërndau një fotografi që ai e kishte bërë gjatë procesit të lindjes, ajo shihej se kishte veshur rrobat e spitalit dhe dukej se ishte në dhimbje të mëdha.
“Këto janë fotografitë që ai i bënë” shkroi ajo në pjesën e sipërme.
“Faleminderit i dashur”, shtoi ajo tutje në shkrimin brenda videos. /Telegrafi/
@morgs_21 Thanks babe ?? #birth #labourandbirth #labour #csection #fypシ #viral ♬ Devil Eyes – There I Ruined It