Telegrafi

Britania udhëheq hetimet në rastin e vjedhjes së grurit ukrainas

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në botë, i njohur më mirë si G7, po punojnë në një skemë për të luftuar vjedhjen e dyshuar të grurit ukrainas.

Kështu deklaroi sot ministri i ushqimit dhe bujqësisë i Britanisë së Madhe, Mark Spencer, i cili tha se po përdorin identifikimin kimik të origjinës së grurit, raporton theguardian.

Spencer tha në një konferencë të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave (IGC) në Londër se britanikët ishin udhëheqës të skemës dhe se vendet e G7 po punonin gjithashtu ngushtë me Ukrainën, eksportuesin e katërt më të madh të drithërave në botë.

“Ne besojmë se [identifikimi kimik] do të jetë një mjet efektiv për të penguar vjedhjen e mëtejshme të grurit të Ukrainës”, tha ai.

Britania njoftoi një valë të re sanksionesh muajin e kaluar ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, duke synuar “individë dhe subjekte të dyshimta” të lidhura me vjedhjen e dyshuar të grurit ukrainas.

Synimi i subjekteve të përfshira në tregtimin e drithit është i pazakontë pasi një aktivitet i tillë nuk sanksionohet. Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të grurit në vendet në zhvillim në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. /Telegrafi/