Ukraina siguroi 6.6 miliardë dollarë (6.41 miliardë euro) ndihmë ushtarake pas bisedimeve me kryeministrin britanik Keir Starmer.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord për të paktën 3.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore.
Përveç kësaj, janë marrë vendime për të alokuar edhe 3 miliardë dollarë nga asetet e ngrira ruse, duke e çuar totalin në 6.6 miliardë dollarë vetëm për këtë vit.
Ukraine secures $6.6 billion in military aid after talks with UK PM Starmer, says Zelenskyy
Ukrainian President Volodymyr Zelensky announced that Ukraine and the UK have agreed on at least $3.6 billion in annual military assistance. Additionally, decisions have been made to… pic.twitter.com/Q3tUsqY4Y8
— NEXTA (@nexta_tv) January 16, 2025
Kryeministri britanik, Keir Starmer, konfirmoi se Britania do të dorëzojë 150 sisteme artilerie për Ukrainën brenda disa javësh dhe do të bashkë-financojë, së bashku me Danimarkën, prodhimin e një sistemi të ri mobil mbrojtjeje ajrore të quajtur “Grateful.”
Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë programin e saj të trajnimit ushtarak për forcat ukrainase, pasi ka trajnuar tashmë 50 mijë ushtarë.
Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet kryesore që e ndihmon Ukrainën në luftën kundër pushtuesve rusë. /Telegrafi/