Kwasi Kwarteng ka konfirmuar se Britania e Madhe, do “të shkurtojë” importin e naftës ruse deri në fund të këtij viti.
Sekretari britanik i Tregtisë, tha se kompanitë britanike do të përdorin rezervat e mbetura, dhe të sigurohen për “një tranzicion të qetë”, duke shtuar se do të formohet një taskë forcë sa i përket naftës, transmeton Telegrafi.
Kwarteng ka theksuar se po “eksploron opsionet” sa i përket përdorimit të gazit rus – që e përbën rreth 4 për qind të furnizimit në Britani të Madhe.
Në anën tjetër, pak qaste më parë, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se ka ndaluar importimin e gazit, naftës dhe qymyrit rus në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/
The market has already begun to ostracise Russian oil, with nearly 70% of it currently unable to find a buyer.
Finally, while the UK is not dependent on Russian natural gas – 4% of our supply – I am exploring options to end this altogether.
(4/4)
— Kwasi Kwarteng (@KwasiKwarteng) March 8, 2022