Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka thënë se do të ‘bëjë më shumë’ për të sanksionuar Rusinë.
Duke folur nga Lituania, Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është “absolutisht e vendosur” për të vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë.
Ajo tha se rreth 100 individë dhe organizata janë sanksionuar tashmë dhe ka një listë të mëtejshme që po punohet.
Truss u zotua se Mbretëria e Bashkuar “do të bëjë më shumë” për këtë çështje, por tha “ne duhet të sigurohemi se kemi provat e duhura”, raporton skynews.
Ajo shtoi se një takim i ministrave të G7 nesër do të diskutojë se çfarë sanksionesh të mëtejshme mund të vendosen.
Ndryshe, tashmë shteti rus është duke u ballafaquar me sanksione të ashpra që po i shkaktojnë edhe probleme në funksionimin e jetës së qytetarëve të thjeshtë. /Telegrafi/
The United Kingdom’s commitment to our Baltic allies is unyielding.
We are helping Ukraine defend itself, reinforcing NATO’s eastern flank and supporting European security. Putin must lose in Ukraine. pic.twitter.com/xTNBvBI0M8
— Liz Truss (@trussliz) March 3, 2022