Site icon Telegrafi

Britania furnizon ushtrinë ukrainase me dronë Malloy T150

Mbretëria e Bashkuar do t’i dërgojë Ukrainës dronë që mund të bartin pajisje ushtarake në vijën e frontit.

Britania do ta ndihmojë ushtrinë ukrainase me dron, Malloy T150, të cilat janë në gjendje të mbajnë pajisje të rënda ushtarake për ushtrinë ukrainase, raporton skynews.

Është pjesë e një pakete të re të ndihmës ushtarake prej mbi 356 milionë eurove, të cilën e kishte konfirmuar kryeministri britanik, Boris Johnson.

Lexo po ashtu Kompania amerikane prodhon dronë special për ushtrinë e Ukrainës

Theksojmë se dronët me katërkopterë janë testuar nga Marinsat Mbretërorë të Britanisë.

Ndryshe, dronët mund të përshkruajnë një distancë prej 70 km dhe mund të bartin deri në 68 kg pajisje.

Ato janë prodhuar nga Malloy Aeronautics, një kompani britanike e teknologjisë. /Telegrafi/

Exit mobile version