Mbretëria e Bashkuar do të zbulojë një paketë të rëndësishme sanksionesh kundër Rusisë.
Kjo do të bëhet të hënën, kur shënohen tri vjet nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës, përcjell Telelgrafi.
Sipas Ukrinform, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy e njoftoi këtë të dielën, siç raportohet nga Barron’s duke cituar AFP.
“… Nesër, kam në plan të shpall paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë që nga ditët e para të luftës”, ka thënë Lammy në një deklaratë.
Siç raporton Ukrinform, më 14 shkurt, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendosi sanksione të reja ndaj tre individëve rusë dhe dy personave juridikë.
Lista e sanksioneve përfshinte zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Pavel Fradkov, djalin e ish-prokurorit të Përgjithshëm Yuri Chaika – Artem Chaika, Drejtorin e Shërbimit Federal të Rusisë për Kontrollin Teknik dhe Eksportin Vladimir Selin, si dhe uzinën Kirov-Energomash dhe kompaninë Rosatom Additive Technologies. /Telegrafi/