Telegrafi

Britania e Madhe sanksionon katër manjatë rusë që financojnë luftën e Putinit

Ministria britanike e Punëve të Jashtme njofton se i ka vendosur në listën e sanksioneve katër manjatë rusë që financojnë luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë.

Mes të sanksionuarve janë Alexander Abramov dhe Alexander Frolov, të cilët vendi i lidh me biznesmenin Roman Abramovich, i sanksionuar nga Londra në fillim të këtij viti.

“Putini vazhdon të mbështetet nga elita e përzgjedhur me qëllim të mbajtjes së kontrollit të tij dhe për të nxitur pushtimin e tij të paligjshëm të Ukrainës. Sot ne po sanksionojmë katër oligarkë të tjerë që mbështesin Putinin në këmbim financojnë makinerinë e tij ushtarake. Duke sanksionuar këta individë, ne po rrisim presionin ekonomik ndaj Putinit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Ukraina të mbizotërojë”, tha sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley.

Gjithashtu sot janë sanksionuar Airat Shaimiev, i cili ka një vlerë neto prej 902 milionë paund dhe Albert Shigabutdinov, i cili ka një vlerë neto prej 977 milionë paund.

Ashtu si Abramov dhe Frolov, ata të dy janë subjekt i ndalimeve të udhëtimit, ngrirjes së aseteve dhe sanksioneve të transportit. /Telegrafi/