Telegrafi

Britania e Madhe mohon se flota ruse ka shtënë si paralajmërim në drejtim të luftanijes britanike

Britania e Madhe ka mohuar raportimet ruse, se ushtria e saj ka shtënë si paralajmërim mbi luftanijen britanike në Detin e Zi, shkruan BBC.

Ministri ruse e Mbrojtjes, ishte cituar të ketë thënë se luftanija HMS Defender ishte futur në territorin e ujërave ruse në afërsi të Krimesë së aneksuar nga Moska, derisa një anije patrulluese ka shtënë si paralajmërim – madje ka hedhur bomba nga aeroplani luftarak në drejtim të saj, transmeton Telegrafi.

Por, ministria britanike e Mbrojtjes, ka njoftuar se nuk ka pas të shtëna paralajmëruese mbi luftanijen HMS Defender. Madje ka shtuar se anija e tyre po lundronte në ujërat e Ukrainës.

Lexo po ashtu Dramë në Detin e Zi, anija e flotës ruse dhe aeroplani luftarak me të shtëna paralajmëruese në drejtim të luftanijes britanike  

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se HMS Defender po kryente një rutinë “transitore” duke u futur në korridorin ndërkombëtar të trafikut ujor

“Si rutinë, anijet ruse ka qenë të informuara për stërvitjet në Detin e Zi. Nuk ka pasur të shtëna në drejtim të HMS Defender, dhe mbeten vetëm thashetheme se janë hedhur bomba në drejtimin tonë”, thuhet ndër tjera në kumtesë. /Telegrafi/