Telegrafi

Brie Larson është një superheroinë e fuqishme në filmin aksion “Captain Marvel”

Captain Marvel (Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Filmi aksion me superheronj, “Captain Marvel”, ka publikuar një ‘trailer’ të ri, në të cilin shfaqet Brie Larson, në rolin e Carol Denvers, duke u shndërruar në një prej superheronjve më të fuqishëm në gjithësinë Captain Marvel.

Ajo duhet ta shpëtojë njerëzimin kur Toka ndodhet në mes të një lufte të gjithësisë, ndërmjet dy galaktikave.

Dashamirët e filmave me superheronj mezi presin daljen e “Captain Marvel”, në veçanti për faktin se përcjell një ngjarje nga viti 1990.

Lexo po ashtu Lajmet për Brie Larson

Filmi i ri aksion me një personazh femëror në rolin kryesor, paraqet reagimin e Marvelit ndaj hitit të DC Comics, “Wonderwoman”, që rezultoi shumë i suksesshëm.

Anna Boden e ka bërë skenarin e filmit së bashku me Ryan Fleck, Meg LeFauve, Nicole Perlman, Geneva Robertson-Dworet, Liz Flahive dhe Carly Mensch.

Krahas Larson, në filmin e ri luajnë edhe Samuel L. Jackson, Ben Mendelsohn, Djimon Hounsou, Lee Pace, Lashana Lynch, Gemma Chan, Algenis Perez Soto, Rune Temte, Mckenna Grace, Clark Gregg e Jude Law.

Premiera e “Captain Marvel” është caktuar me datën 8 mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/