Telegrafi

Brenda shtëpisë luksoze të Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardaashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, kanë hapur së fundmi dyert e shtëpisë së tyre për revistën e famshme “Vogue”.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, nuk ka hezituar që bashkë me burrin tu përgjigjen 73 pyetjeve të intervistës, të bëra në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Lexo po ashtu Kim Kardashian: Jam krenare që e kam mësuar Kanye Westin se si t'i kursejë paratë

Përgjatë intervistës, ata kanë zbuluar ambientet e shtëpisë së tyre luksoze, ku jetojnë bashkë me fëmijët e tyre.

Kim thotë gjatë intervistës se kjo shtëpi e tyre ka orendim minimalist, dhe dominohet kryesosht nga ngjyra e bardhë.

Përndryshe, Kim dhe Kanye janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt, nga një nënë surrogate (zëvendësuese).

Ndërkohë ata kanë edhe tre fëmijë të tjerë: North, Saint dhe Chikago. /Telegrafi/