Telegrafi

Brenda qytetit të Vuhledarit – rrugë të shkatërruara, objekte të rrënuara e varre të shumtra

Forcat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë artileri të shumtë të rusëve në Vuhledar.

New York Times kishte raportuar javë më parë se të paktën 130 tanke dhe transportues të blinduar të personelit ruse janë demoluar plotësisht gjatë tre-javëve të fundit pranë Vuhledar, në rajonin lindor të Donetskut.

Në raportin e saj, gazeta amerikane shkroi se beteja pranë qytetit të minierave të qymyrit, Vuhledar kishte prodhuar atë që zyrtarët ukrainas e kishin përshkruar si “beteja më e madhe e tankeve të luftës deri më tani” dhe një “pengesë për rusët”.

Lexo po ashtu Të paktën 130 tanke ruse u shkatërruan afër Vuhledar

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shfaqur pamje brenda qytetit, i cili shihet tërësisht i rrënuar dhe i pajetueshëm.

Gjithashtu në videon e regjistruar nga një automjet në lëvizje shihen edhe disa varreza, por pa specifikuar se kujt i përkasin.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/