Boris Johnson i ka kërkuar Perëndimit “që të mos lodhet” nga lufta e Ukrainës kundër Rusisë dhe thotë se Kievi “duhet ta fitojë luftën”.
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk mund të kishte “asnjë justifikim të mundshëm” për të vonuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në një intervistë për CNN, përcjell Telegrafi.
“Kundërshtimi i fundit i mbetur ishte se do të ishte provokuese për Vladimir Putinin. Epo, ne kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e keni Ukrainën në NATO, ju provokoni luftën më të keqe në Evropë në 80 vjet”.
Ndryshe, çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte një pikë kyçe e diskutimit në samitin dy-ditor të aleancës në Lituani, i cili përfundoi dje.
Ndërsa Kievit nuk arriti të fitonte anëtarësimin e plotë, Ukraina ishte në gjendje të siguronte ndihmë të mëtejshme ushtarake dhe garanci sigurie.
Johnson paralajmëroi gjithashtu kundër “lodhjes së Ukrainës”.
“… ata duhet të fitojnë – është absolutisht vendimtare”.
Komentet e tij vijnë pasi Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte një shërbim “Amazon” i dërgesës së armëve në Ukrainë dhe Kievi mund të ishte i mençur t’i lërë mbështetësit e tij “të shohin mirënjohje”.
Johnson ishte kryeministër kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022 dhe vizitoi Kievin disa herë për t’u takuar me Volodymyr Zelenskyn. /Telegrafi/