Mëngjesin e sotëm (e shtunë) të datës 7 tetor 2017, shumë qytetarë të Kosovës, veçanërisht ata në kryeqytet janë zgjuar në një mëngjes të zbardhur.
Kjo pasi bora e parë kishte filluar të mbulojë çatitë e të gjitha ndërtesave në vend.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga meteorologët, e dita sotme pati fjolla dëbore.
E kjo gjë mesa duket ka befasuar një pjesë të mirë të këngëtarëve të estradës, të cilët me të zgjuar herët në mëngjes, kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale imazhe nga atmosfera jashtë dritares së tyre.
Reperi Skivi, këngëtarja Mihrije Braha, Butrint Imeri e Blero janë vetëm disa nga emrat që u befasuan sot nga bora e parë.
Në vazhdim mund të shihni disa prej postimeve të tyre në rrjetet sociale, që tregojnë edhe gëzimin që përjetuan në mëngjesin e zbardhur. /Telegrafi/