Telegrafi

Bonucci e mori fanellën e Messit, por u desh ta fitojë garën me Chiellinin (Video)

Ta kesh fanellën e Lionel Messi është padyshim një kënaqësi në vete, pasi pak rëndësi ka nëse je tifoz apo futbollist.

Të kesh një kujtim të tillë nga ai që cilësohet si një prej më të mirëve në historinë e futbollit është një mundësi që nuk të vjen shpesh dhe këtë e dinë shumë mirë Leonardo Bunucci e Giorgio Chiellini.

Dy mbrojtësit e Juventusit patën një “zënkë” mes tyre pak para përfundimit të ndeshjes me Barcelonën.

Arsyeja? Kush do ta merrte fanellën e asit argjentinas pas fishkëllimës së gjyqtarit.

Në fund fitimtar doli Bonucci, i cili pas triumfit e shprehu kështu krenarinë e tij për mediat italiane.

“Është më i miri në botë së bashku me Ronaldon. Jam i kënaqur që do t’ia shtoj fanellën e tij vitrinës personale që kam në shtëpi”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/