Site icon Telegrafi

Bonbon kalon SRMN në ‘Top List’ (Video)

“Bonbon” është projekti më i fundit i publikuar nga Era Istrefi, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për publikun shqiptar.

Ka vetëm tri javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, Top Awards dhe ka arritur të radhitet e para, duke mposhtur Ledri Vulën, i cili mbizotëronte renditjen për pesë javë.

Njëherësh, duket se publiku shqiptar ende nuk është mërzitur me këngën e Samantës, “Asnjo si un” dhe të Elvana Gjatës ft. Bruno “Love me”, të cilat edhe pse kanë shtatë javë në këtë klasifikim, kësaj jave kanë arritur të ngjiten me 9 dhe 10 vende në renditje.

Këngë të reja që i janë shtuar klasifikimit të sotëm janë Dj Aldo ft. Lorela – “Don’t let me go dhe Noizy “Number One”, i cili i është rikthyer përsëri “The Top List”, transmeton TCH.

Ky është klasifikimi për javën që lamë pas i “The Top List”, Top Awards:

1. Era Istrefi – “Bon Bon”
2. Mc Kresha – “Era ft. Gjurmet”
3. Ledri Vula – “SRMN”
4. Kida – “Ski Ide”
5. Nrg Band – “Ajo m’kalli”
6. Gheto Geasy ft. Majk – “S’jena mo”
7. Samanta – “Asnjo si un”
8. Elvana Gjata ft. Bruno – “Love me”
9. Dj Aldo ft. Lorela – “Don’t let me go”
10. Noizy – “Number One”
11. 2Ton – “Ani Nasht”
12. Bleona Qerreti – “Take You Over”
13. Adrian Gaxha ft. Lindon – “Asnihere”
14. Asgje Sikur Dielli – “Adresa”
15. Lyrical Son – “Hey Hey Hey”
16. Albina Kelmendi – “Endrren mos ma merr”
17. Dafina Zeqiri – “Love You Hate You”
18. Ronela Hajati – “A do si kjo”
19. Butrint Ymeri – “Eja Eja”
20. Sheila – “Datty Datty”.

Exit mobile version