Site icon Telegrafi

‘Bombarduesit’ në Serie A

Ky vit ka nisur siç është më së miri për Paolo Dybalan dhe Mauro Icardin.

Juventusi dhe Interi kanë marr pikët maksimale në tri ndeshjet e para duke udhëhequr renditjen me nga nëntë pikë.

Dybala ka shënuar gol në çdo ndeshje, një me Cagliarin, het-trik me Genoa dhe një me Chievon.

Icardi ka shënuar nga dy gola në dy ndeshjet e para me Fionentinën dhe Romën, ndërsa një e ka shënuar ndaj Spal.

Pas tyre vjen Ciro Immobile me katër gola, tri prej tyre i ka shënuar në derbi me Milanin.

Napoli ka po ashtu nëntë pikë nga tri ndeshje, me Mertens dhe Zielinski që kanë shënuar dy herë. /Telegrafi/

Exit mobile version