Site icon Telegrafi

‘Bomba’ nga Spanja: Reali u mundua të transferojë Messin vitin e kaluar

Mediat në Spanjë kanë njoftuar sot (e diel) se Real Madridi është përpjekur të nënshkruante me Lionel Messin nga Barcelona vitin e kaluar, por ata u refuzua nga numri 10 për herë të tretë në karrierë.

Sipas Mundo Deportivo, Madridi ka bërë tri përpjekje për të sjellë Messin në klub, në vitet 2011, 2013 dhe verën e kaluar.

Mundo Deportivo lëshon 'bombën': Messi ishte afër të nënshkruante për Manchester Cityn, por Suarez e stopoi
Lexo po ashtu Mundo Deportivo lëshon 'bombën': Messi ishte afër të nënshkruante për Manchester Cityn, por Suarez e stopoi

Sulmuesi argjentinas sapo ishte dënuar në atë kohë me 21 muaj burg dhe gjobitur për krime tatimore – diçka që e zemëroi atë deri në pikën që ai po konsideronte një largim nga katalunasit.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez gjithashtu është incizuar duke thënë se “lojtarët më të mirë në botë duhet gjithmonë të luajnë për ekipin e tij”, me gazetën që ia atribuon këtë kuotë 30-vjeçarit argjentinas.

Messi paguan gjobën për t’iu shmangur burgut nga ikja e tatimeve (Foto)
Lexo po ashtu Messi paguan gjobën për t’iu shmangur burgut nga ikja e tatimeve (Foto)

Megjithatë, ai përfundoi duke qëndruar dhe mendohet të jetë pranë nënshkrimit të një kontrate të re, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë.

Gjithashtu, Messi ka arritur edhe një marrëveshje me prokurorinë spanjolle, ku në vend të mbajtjes së burgut do të paguaj një gjobë të majme së bashku me babanë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version