Telegrafi

Boehly kërkon bisedime me Messin për një transferim te Chelsea

Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly po kërkon bisedime me superyllin në largim të Paris Saint-Germain, Lionel Messi.

Pa kontratë në qershor, Messi do të largohet nga Parisi këtë verë pas një mosmarrëveshjeje me drejtuesit e klubit.

Kapiteni i Argjentinës aktualisht është i suspenduar nga klubi pasi udhëtoi për në Arabinë Saudite pa leje javën e kaluar dhe do t’i humb dy ndeshje.

Po diskutohet një rikthim në Barcelonë, ndërsa ka oferta edhe nga Al Hilal në Arabinë Saudite dhe Inter Miami në Mayor League Soccer (MLS).

Ndërkohë, sipas faqes sportive Football.London, pronari i Chelseat, Boehly po kërkon bisedime me Messin për një lëvizje të argjentinasit në Londër.

Megjithatë, problemi për amerikanin është se Chelsea ka pak për t’i ofruar Messit me skuadrën që ndodhet në vendin e 12-të në tabelë.

Kërkesat e argjentinasit për pagë do të krijonin gjithashtu probleme të reja në lidhje me situatën e Fair Play Financiar të Chelseat. /Telegrafi/