Sipas informacioneve më të reja, BMW planifikon të prodhojë një automjet, i cili do të jetë konkurrent i drejtpërdrejtë i Model S të Teslas, njofton Telegrafi.
Vetura e re do të bazohet në gjeneratën e ardhshme të serisë 5 dhe për dallim nga Model S elektrik, do të tërhiqet me motor hibrid plug-in.
Motori konvencional me katër cilindra do të zhvillojë 245 KF dhe do të funksionojë si gjenerator i energjisë elektrike për dy elektromotorët (njëri i vendosur në boshtin e përparmë, e tjetri në të pasmin).
Të tre motorët në total do të zhvillojnë 544 KF.
Marshi do të jetë manual me gjashtë shkallë. /Telegrafi/