Telegrafi

Blleki dhe Erno së shpejti publikojnë këngën “Sahara”

Blleki dhe Erno (Foto: Instagram)

Ata janë dy prej artistëve të talentuar nga grupi i njohur në estradën shqiptare, PINT.

Bëhet fjalë për reperin Blleki dhe këngëtarin Erno, të cilët si duket kanë vendosur të vijnë me një duet.

“Sahara” titullohet projekti i tyre muzikor, për të instrumentalin e së cilës ka punuar K-Mater Beats.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa Blleki ka publikuar edhe një fotografi të shkrepur gjatë xhirimeve.

Lexo po ashtu Blleki, Lluni, Semiatomatik dhe Erno publikojnë këngën “Fire”

Klipi i cili duket se është realizuar në një hapësirë që i ngjason shkretëtirës është realizuar nga Gent Films.

Një bashkëpunimin i tillë mezi po pritet nga fansat e dyshes, ndërsa është ndër të parët vetëm mes dyshesh.

Ditë më parë është publikuar edhe kënga “Fire”, të cilën përfshiheshin edhe reperët Lluni dhe Semiautomatik. /Telegrafi/