Ata janë dy prej artistëve të talentuar nga grupi i njohur në estradën shqiptare, PINT.
Bëhet fjalë për reperin Blleki dhe këngëtarin Erno, të cilët si duket kanë vendosur të vijnë me një duet.
“Sahara” titullohet projekti i tyre muzikor, për të instrumentalin e së cilës ka punuar K-Mater Beats.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa Blleki ka publikuar edhe një fotografi të shkrepur gjatë xhirimeve.
Klipi i cili duket se është realizuar në një hapësirë që i ngjason shkretëtirës është realizuar nga Gent Films.
Një bashkëpunimin i tillë mezi po pritet nga fansat e dyshes, ndërsa është ndër të parët vetëm mes dyshesh.
Ditë më parë është publikuar edhe kënga “Fire”, të cilën përfshiheshin edhe reperët Lluni dhe Semiautomatik. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=57eGP1zp05c