Telegrafi

Blinkeni takohet në Jordani me presidentin palestinez

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Jordani.

Abbas, i cili është i vendosur në Bregun Perëndimor, është një rival politik i Hamasit që sundon Rripin e Gazës, transmeton Telegrafi.

Blinken gjithashtu u takua edhe me mbretin jordanez Abdullah II dhe tha se “Hamasi nuk qëndron për të drejtën e popullit palestinez për dinjitet dhe vetëvendosje.

Gjatë takimit, Blinken dhe Mbreti Abdullah diskutuan sulmin e Hamasit të së shtunës ndaj Izraelit dhe përpjekjet që nga ajo kohë për të “siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”. /Telegrafi/