Telegrafi

Blinken: Rusia po dështon në luftë, derisa Ukraina me sukses po mbrohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur para mediave pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Ai tha se Rusia po vazhdon të tentoj dhe “brutalizojë” pjesë të Ukrainës, duke shtuar se ukrainasit po “kundërpërgjigjen fuqishëm” në luftën e përgjakshme, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sekretari amerikan i Shtetit ka vizituar Kievin - ai është takuar me presidentin Zelensky

Blinken gjithashtu theksoi se Rusia po dështon në luftën e nisur, derisa Ukraina po ka sukses.

Kujtojmë që Moska kishte menduar se Rusia do ta përfundojë shpejt këtë luftë, duke nënvlerësuar aftësitë e trupave ukrainase.

Lexo po ashtu Është rishfaqur një video e Zelenskyt duke ‘vështruar habitshëm’ Trumpin derisa ky i fundit e sugjeron që të 'zgjidhin problemin' e tyre me Putinin

“Ukraina, sovrane dhe e pavarur do të jetë shumë më gjatë sesa që Vladimir Putin do të jetë në pushtet në Rusi”, shtoi Blinken.

Madje Sekretari i Shtetit, ka njoftuar se së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin kishin udhëtuar drejt Kievit me tren nga Polonia. /Telegrafi/