Telegrafi

Blero thotë se ka kolegë të tij nga estrada që vonohen qëllimshëm në aeroport, vetëm që stafi t’ua thërrasë emrin

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Këngëtari Blero gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, po ua nxjerr disa në shesh disa “marifete” kolegëve të tij nga estrada.

Gjatë një bisede të dielën me banorët, këngëtari i hitit “Fotografia” tregoi se çfarë janë në gjendje të bëjnë disa prej tyre vetëm për vëmendje.

“Ka kolegë që qëllimisht shkojnë të fundit në aeroport, vetëm që ata t’ua thërrasin emrin dhe të gjithë të marrin vesh se ai/ajo ndodhet aty. Betohem në Zot”, ka thënë Blero.

Me të dëgjuar këtë, shumë prej banorëve kanë ngelur të habitur se çfarë janë në gjendje estrada të bëjnë vetëm për vëmendje.

Këngëtari Blero përndryshe ka qenë një prej emrave më të komentuar që me hyrjen e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Mbrëmjen e së premtes, ai rezultoi në tre personat më të votuar nga publiku së bashku me humoristin Gani Gërmia dhe transgjinoren Edona James. /Telegrafi/