Këngëtari Blero Muharremi i është gëzuar shumë fillimit të sezonit.
Në një postim të tij në rrjetin social Instagram, ai ka postuar një foto të Lionel Messit duke u gëzuar, dhe një foto të një luani.
Ai e quan Messin “lion-Messi” për shkak të dukjes së tij të ngjashme për shkak të flokëve.
Në anën tjetër ai ka tallur tifozët e Realit duke shkruar: “Tjerët munden vetëm foto me bo”.
Blero njihet si fans i Barcelonës i cili nxit polemika me fansat e futbollit shpeshherë, sidomos për El Clasico. /Telegrafi/