Telegrafi

Blero i gëzohet fitores së Barcelonës

Barcelona shënoi fitoren në ndeshjen e dytë kundrejt Chelseat, me rezultat 3-0.

Kësaj fitore i janë gëzuar fansa të shumtë të këtij ekipi.

Njëri ndër ta është edhe këngëtari Blero Muharremi, i cilii ka mbushur rrjetet sociale me imazhe të Barcelonës.

Fillimisht, ai publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shkruante në mbishkrimin e saj kishte shkruar: “Barcelona është mënyrë e jetesës”.

Ndërkohë, më pasi ai ka shfaqur një imazh të futbollistit Lionel Messi, ku shkruante: “Zot, ruaje mbretin Messi”.

Blero ka treguar shumë herë se është një fans i zjarrtë i ekipit të Barcelonës, dhe ndjek me rregull të gjitha ndeshjet e këtij ekipi. /Telegrafi/