Paulo Dybala mendon se Paul Pogba duhet të vendosë vet për të ardhmen e tij, derisa nuk di gjë për spekulimet që e lidhin Gonzalo Higuainin me Juventusin.
Mesfushori francez pritet të largohet nga Zonja e Vjetër gjatë kësaj vere, derisa ka pasur thashetheme se Bianconerët janë pranë transferimit të sulmuesit të Napolit.
“Unë nuk jam njeriu që mund ta këshilloj Paulin. Jam personi i fundit që mund të bëjë diçka të tillë. Ai është një lojtar shumë i fortë dhe duhet të vendosë vet çfarë duhet të bëjë”, ka theksuar argjentinasi për Tuttosport.
Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
“E di se njerëzit në Itali po flasin shumë (për transferimin e Higuainit), por unë nuk lexoj atë që shkruajnë gazetat dhe rrjetet sociale”, ka thënë Dybala rreth mundësisë së transferimit të bashkëkombësit të tij.
“Unë mendoj vetëm për fazën time stërvitore”, ka shtuar ai. /Telegrafi/