Site icon Telegrafi

Bledi Mane tregon pse u largua nga Big Brother

(Foto: Screenshot/Fan Club)

Bledi Mane u largua me dëshirën e vet nga Big Brother VIP Albania të martën e kaluar, transmeton Top Channel.

Pasi ishte me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon në nominim, ai tregoi se gjithçka e bëri në mënyrë që çifti të mos ndahej, megjithatë pas daljes nga shtëpia e famshme, ai ka treguar një arsye tjetër.

I ftuar në Fan Club, ka thënë se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.

Lexo po ashtu “Është i varur nga bixhozi”, Bledi Mane thotë se u kërcënua me jetë pas deklaratës për Luizin

“Problemi është që unë kam qenë me reputacion të keq, por publiku ndryshoi mendje sapo hyra. Hyra si tigër dhe dola si fisnik. Ja di huqet vetes, varësitë”.

“Kur shikoja që llamba e kuqe e alkoolit po ndizej aty brenda thashë largohu. Më dukej vetja i fortë, por e kuptova që mund të abuzoja me alkoolin…”, është shprehur Mane.

Exit mobile version