Ish-ministri i Financave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka dhënë alternativën e partisë së tij ndaj propozimit të kryeministrit Hoti për tërheqjen e 10% të Trustit.
Bislimi në “Debat Plus” ka thënë se nxitja e kërkesës agregate do të bëhej shumë më mirë nëse 350 mijë familjeve kosovare do t’u lejohej të merrnin kredi pa kamatë sa dyfishi i pagave që kanë.
“Secila prej këtyre 350 mijë familjeve do të mund të merrnin kredi me 0% interes për pesë vite deri në 900 euro pra sa dy paga mesatare në Kosovë. Pra masa e kredisë do të ishte e barabartë për të gjithë. Kostoja që shteti do të barte për të mbuluar interesin bankar do të ishte 20 milionë euro”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se kjo kredi pa kamatë prej 900 euro do të ndihmonte shumë familje në Kosovë.
“Edhe bankat do t’i ndihmonte shumë pasi ato kanë mjaft para të pashfrytëzuara”, deklaroi më tej Bislimi nw RTV Dukagjini./Telegrafi/