Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është kundërpërgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abidixhiku i cili i tha kryeministrit Albin Kurtit të lidhë zëvendëskryeministrin.
Bislimi tha se gjatë fjalimit të Abdixhikut, kishte pyetur Kurtin nëse deputeti i LDK-së e dinë edhe kur do të përfundojë lufta në Ukrainë.
“Krejtësisht në fund pak për shkarjen e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës… Ajo që ndodhi ishte është se kur deputeti po shpjegonte se si me saktësi i ka parashiku dhe ditë të gjitha zhvillimet, unë i impresionuar e pyeta kryeministrin se mos vallë e di edhe kohën kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po na tregon.
Sa i përket komentit të tij për lidhje ose zgjidhje duke njohur mirë Abdixhikun dua vetëm të konkludojë se e kuptojë shumë mirë, bashkëndjejë me të por nuk i ndihmojë dot”, tha Bislimi. /Telegrafi/