Telegrafi

Bislimi: Hoti e ka kuptuar se nuk ka fuqi që mund ta detyrojë PDK-në ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj tij

Ish-ministri i Financave nga radhët e LVV-së, Besnik Bislimi thotë se Avdullah Hoti është në pozitë komode për shkak të pozitës së PDK-së.

“Hoti e ka kuptuar se nuk ka fuqi që mund ta detyrojë PDK-në ta votoj mocionin e mosbesimit ndaj tij. Te fuqia negociuese është njëfarë raporti ku thuhet se cila është kostoja nëse t’i refuzon propozimin tim. Kosto e PDK-së është shumë e madhe nëse refuzon politikat e Hotit pasi nëse shkojmë në zgjedhje përgjysmohen deputetët”, tha Bislimi në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Bisimi shkon aq larg saqë thotë se edhe nëse Hoti nuk do të shkonte fare në zyre, PDK nuk do të bënte ndonjë hap kundër tij.

“Edhe nëse nuk shkon fare në zyre Hoti PDK-ja nuk e rrëzon pasi e kanë frikën e tmerrshme nëse shkojnë në zgjedhje”, tha më tej ai në “Debat Plus”.

Lexo po ashtu Bislimi nuk e sheh opsion tërheqjen e parave nga Trusti: Në Kosovë, asnjëherë më shumë se tash nuk ka pasur para “cash”

Bislimi thotë se Hoti nuk ka frikë pasi sipas tij “e ka të qartë se karriera e tij politike tashmë është shuar”./Telegrafi/