Mbrojtësit e majtë Cristiano Biraghi dhe Dalbert kanë mbërritur për të përfunduar lëvizjet e tyre përkatëse në Inter dhe Fiorentina.
Biraghi u paraqit në zyrat e Komitetit Olimpik Italian (CONI) në Milano për t’i kryer testet mjekësore me Interin në mëngjesin e sotëm përpara se të finalizojë huazimin e tij.
Marrëveshja gjithashtu përfshin një mundësi blerje për Nerazzurrët, e cila raportohet të jetë vendosur në shifrën e 12 milionë eurove.
Reprezentuesi italian ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me Interin me vlerë rreth dy milion euro, në rast se qëndrimi i tij bëhet i përhershëm.
⚠️| Giornata di visite mediche per Cristiano #Biraghi! ⚽️
➡️ L’ ormai ex @acffiorentina si trasferisce all'@Inter in prestito nello scambio che vedrà #Dalbert vestire la maglia Viola! 🔵⚫#Sportitaliamercato pic.twitter.com/Uk1oTgApW9
— Sportitalia (@tvdellosport) August 28, 2019
Te Fiorentina, në drejtim të kundërt do të shkojë Dalbert, i cili ka pranuar të huazohet pa opsion blerje.
25-vjeçari tani është në Firence dhe i është nënshtruar gjithashtu testeve mjekësore, përpara se të vinte stilolapsin në letër. /Telegrafi/