E keni pyetur ndonjëherë veten si do të ishte po të gjenit klonin tuaj, sepse këta “vip”-a e kanë gjetur binjakun e tyre, ngjashmëri e frikshme…
Ka shumë persona në këtë botë që kanë ngjashmeri me njëri-tjetrin , disa kane lindur binjakë me vëllain apo motrën e tyre por këta personazhe njihen me njëri-tjetrin ose mund të mos kenë kontakt fare, shkruan intv.al.
Ajo që vlen të thuhet eshte se ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Emisioni “Fun Day” në IN Tv me moderatore Fatma Methasani “gjeti” binjakun e këtyre personazheve. Dhe në fotot më poshtë do shikoni këtë ngjashmëri të frikshme mes tyre.
1) Noizy dhe “Binjaku” i tij
Ai quhet Mondi, jeton në Gjermani dhe është pa dyshim një fans i OTR, e ndoshta nga tani, edhe një prej tyre. Mondi duke qenë një fans i flaktë i Noizyt, ka qenë i pranishëm në disa koncerte të reperit, aty ku edhe ka takuar edhe idhullin e tij.
2) Rita Ora dhe “Binjakia” e saj
Ajo njihet si Golden Barbie por emrin e vërtetë e ka Jasmine Sanders. Ajo është ndër femrat më të bukura dhe në Instagramin e saj ka 2.3 milion ndjekës. Shumica e fansave në çdo foto të sajën komentojnë se duket identike si këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Ato vërtetë duken identike dhe ndonjëherë mendon se kush është njëra e kush është tjetra.Të dyja janë bjonde edhe të dyja janë seksi. Tek fotoja do shikoni ngjashmërinë e madhe mes tyre.
3) Almeda Abazi dhe Ilda Abazi.
Ilda Abazi është motra e Almedës, edhe pse diferencë në moshë motrat duken sikur të jenë binjake.
4) Olta Gixhari dhe Era Rusi
Ngjashmëria mes Olta Gixharit dhe Era Rusit është shumë e madhe, dhe gjithmonë është përfolur për ngjashmerinë mes tyre.
5) Adrian Gaxha dhe Massari.
Jo vetëm në prodhimin e hiteve por edhe në pamjen e tyre ata kanë shumë ngjashmëri, fotoja më poshtë e tregon më së miri, shkruan intv.al.