Telegrafi

BimBimma fotografohet me Albin Kurtin, thotë se nuk do t’i hyjë politikës

Foto: BimBimma/Instagram

Reperi i njohur kosovar, BimBimma, është shumë i pëlqyer nga fansat për këngët dhe tekstet e tij domethënëse.

Ai është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, reperi është fotografuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, politikanin Albin Kurti.

Ai shkruan në mbishkrimin e fotografisë se nuk i është futur politikës, por ishte thjeshtë një fotografi e rastësishme.

” Zoni i popullit… Jo, nuk kom m’u marrë me politikë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

BimBimma është mjaft aktiv në tregun muzikor shqiptar me projekte muzikor e koncerte të shumta.

Në muajt në vazhdim, ai pritet të prezantojë për fansat këngën e tij më të re. /Telegrafi/