Telegrafi

BimBimma dhe Real1 sjellin këngën e re “Ami”

Ylli i hip hopit, BimaBimma ka prezantuar para fansave këngën e re.

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Real 1, projekti i të cilëve titullohet “Ami”.

Kënga vjen e kompletuar me një video mjaft të veçantë, teksa për ‘beatin’ është përkujdesur SevereBeats.

Ndërkohë, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Faton Dulaku.

Veç muzikës, reperi këtë vit publikoi edhe librin e ri dhe të parë në karrierën e tij të quajtur “PO E ZI”.

Lexo po ashtu BimBimma: "Po e Zi" - e vërteta që fshihet pas librit tim, me tekstet e mia të këtyre 20 viteve

Në një intervistë për Telegrafin, ai ka rrëfyer se çfarë fshihet pas këtij libri, ku ka përfshirë edhe tekstet përgjatë 20 viteve. /Telegrafi/