Ylli i hip hopit, BimaBimma ka prezantuar para fansave këngën e re.
Ai këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Real 1, projekti i të cilëve titullohet “Ami”.
Kënga vjen e kompletuar me një video mjaft të veçantë, teksa për ‘beatin’ është përkujdesur SevereBeats.
Ndërkohë, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Faton Dulaku.
Veç muzikës, reperi këtë vit publikoi edhe librin e ri dhe të parë në karrierën e tij të quajtur “PO E ZI”.
Në një intervistë për Telegrafin, ai ka rrëfyer se çfarë fshihet pas këtij libri, ku ka përfshirë edhe tekstet përgjatë 20 viteve. /Telegrafi/