Site icon Telegrafi

‘Billboard’ publikon listën e 10 këngëve më të dëgjuara të vitit – Bebe Rexha e treta me “Meant to be”

Është publikuar lista me këngët më të dëgjuara të vitit nga “Billboard”.

Vendin e parë si kënga e vitit e rrëmben “God’s plan” e reperit Drake, që ka qenë njëherësh edhe kënga më e dëgjuar e albumit të tij.

I dyti me radhë renditet këngëtari i famshëm britanik, Ed Sheeran, me baladën e tij shumë të suksesshme “Perfect”.

Në vendin e tretë është shqiptarja e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, me bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “Meant to be”, me grupin e njohur të muzikës ‘country’, Florida Georgia Line.

Kënga “Meant to be” është publikuar në tetor të vitit të kaluar, gjersa është pëlqyer në masë të madhe nga publiku amerikan, kjo pasi zhanri “country” njihet ndryshe edhe si zhanri popullor në Amerikë.

Bebe Rexha e ka dëshmuar veten se është një prej këngëtareve shqiptare më të suksesshme, duke qenë për një vit radhazi në top listën e “Billboard” me disa këngë të saj.

Bebe Rexha (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Kënga e katërt e vitit sipas “Billboard” është “Havana” e këngëtares së famshme Camila Cabello, gjersa në top 5 gjendet edhe Post Malone me këngën shumë të dëgjuar “RockStar”.

Lexo po ashtu Publikohen videot e performancave, Bebe Rexha dhe Rita Ora 'e ndezën' sfilatën e "Victoria's Secret"

Kjo është lista e 10 këngëve më të mira të viti nga “Billboard”, e cila është publikuar edhe në faqen zyrtare të “Billboard” në Twitter. /Telegrafi/

https://twitter.com/billboardcharts/status/1070027949540343808

Exit mobile version