Telegrafi

Big Mama thotë se Antonela Berishën nuk e duron dot: E dinë e gjithë Shqipëria, nuk është artiste

Big Mama dhe Antonela Berisha kanë qenë dy nga personazhet e famshme që u përfshinë në konflikte të shumta brenda Big Brother VIP.

Pas një debati që kishin në një nga spektaklet, këngëtarja shqiptare u detyrua që ta linte shtëpinë.

Ajo ka folur disa herë për të, gjersa ka rikthyer sërish në vëmendje në një nga intervistat e fundit.

Në “Zemër Luana”, Big Mama duhej t’i thonte tre emra të showbizit që nuk i duron dot.

Lexo po ashtu Big Mama largohet nga shtëpia e Big Brother VIP pas debatit të ashpër me Antonelën

E njëjta shtoi se e dinë e gjithë Shqipëria se kë nuk e duron, por që ajo nuk mund të quhet artiste.

“Ajo nuk është artiste, është leckë. E din e gjithë Shqiptaria. Antonelën nuk e duroj. Artiste, ofendohen artistët nëse e krahasoj atë me artistët”, u shpreh Big Mama.

Duket se vajzat kanë akoma hatër mbetje me njëra-tjetrën dhe se nuk flasin. /Telegrafi/