Site icon Telegrafi

“Big Brother” ia sjellë në shtëpi Fifit mishin e shumëkërkuar, këngëtarja iu kërkon falje banorëve për sjelljet e saj agresive

Foto: Top Channel

E premtja e 8 tetorit ishte plot befasi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët VIP diskutuan për javën e parë të kaluar në Big Brother, për momentet e mira që kanë shijuar por edhe debatete e herë pas hershme.

Në një moment u vu në fokus agresiviteti që Fifi kishte treguar me banorët në disa raste, e që çoi në një kërkim falje publike nga ana e saj.

Pasi opinionistët e spektaklit e kritikuan gjithashtu këngëtaren, kjo e fundit u shpreh thjesht duke thënë: “E pranoj, më falni, për mënyrën e komunikimit tim. Do të mundohem t’ju përshtatem”.

Fifi gjatë kësaj jave ka debatuar me banorët e Big Brother VIP veçanërisht për pjesën e ushqimit, pasi në një moment i ka kritikuar kolegët për mos-porositjen e produkteve të mishit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP

Dhe duke parë dëshirën e saj për të ngrënë mish, “vëllai i madh” në fund të mbrëmjes i ka sjell këngëtares nga Kosova një qengj të pjekur, të cilin më pas ajo e ka ndarë me banorët.

“Unë nuk jam një njer egoist, as nuk jam një njeri që mendoj për vete, përkundrazi mendoj për krejt njerëzit edhe për krejt ata me të cilët unë do të kaloj kohë në këtë raast me banorët që më kanë rënë hise. Jam tip nevrik, acarohem shpejt kur shoh parregullësi, ndoshta është gabim, ndoshta mënyra e qasjes time është e keqe, por për ata që e dinë kush është Filloreta, unë i ndaj gjërat e mia me njerëzit e tjerë dhe këtë dua ta ndaj me njerëzit brenda”, ka thënë Fifi, teksa është emovionuar. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version