Tregjet botërore të aksioneve kanë rënë pas alarmit për rritjen e tensioneve mes ushtarake të Moskës në Kiev.
Bursa Dow Jones ka ra me 1.59 për qind, S&P 500 me 1.83 për qind dhe NASDAQ u mbyll me 2.46 për qind, përcjell Telegrafi.
Kjo rënie ka ardhur pasi presidenti rus Vladimir Putin ka njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës.
Me pasigurinë rreth situatës, investitorët rrisin shqetësimet duke bërë që shitja të përshpejtohej.
Rënie më të madhe pësuan firmat e teknologjisë dhe komunikimit, të cilat prekën shumicën e sektorëve në S&P 500 dhe Dow Jones.
Ndër të paktat sektorë që nuk u prekën ishin ata të produkteve të konsumit. /Telegrafi/